Miley Cyrus konfirmon martesën me Liam Hemsworth, shfaq imazhe nga dasma
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë martuar në fshehtësi javën e kaluar në një ceremoni private në shtëpinë e tyre.
Miqtë e tyre kanë publikuar në rrjetet sociale foto të tyre, si dhe një video, ku shihet çifti pranë një torte gjigante, të rrethuar me gota shampanje. Ndërsa sot këngëtarja ka postuar imazhe të tjera të lumtura nga dasma e saj.

Miley kishte veshur një fustan elegant me njërën shpatull jashtë. Ndërkohë Liam dukej mjaft elegant i veshur me një kostum të zi dhe një lule të bardhë në xhepin e xhaketës.

Miley Cyrus dhe Liam Hemswoth janë njohur që në vitin 2009, kur u bënë bashkë për xhirimet e filmit “The Last Song”. Marrëdhënia e tyre ka pasur disa herë ulje e ngritje deri në vitin 2016 kur u kthyen bashkë dhe mesa duket se do të qëndrojnë përgjithmonë.