75 Mall Live Search
10:15 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj takon Berjanin, insiston në uljen e çmimit të naftës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon të këmbëngul në uljen e çmimit të naftës në vend.

Për këtë, ai sot në mëngjes ka takuar kryetarin e Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjanin, përcjellë Indeksonline.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se në takim premtoi angazhim në zgjidhjen e shumë pengesave administrative, me të cilat po përballet ky treg.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Qeveria e Kosovës me vëmendje po e përcjellë gjendjen në tregun e naftës dhe do të bashkëpunojë ngusht me mekanizmat që e rregullojnë këtë sektor.

Në takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve kam shprehur interesimin institucional për çmimin e naftës dhe derivateve të saj në tregun e Kosovës.

Pasi dëgjova edhe qëndrimin e tyre, premtova për angazhimin tim për zgjidhjen e shumë pengesave administrative me të cilat po përballet ky treg, siç janë mungesa e ligjit për naftën dhe e depove doganore, si dhe taksa për kyçjen në rrugë, të cilat e rrisin koston e importuesve dhe rrjedhimisht edhe çmimin në treg.

Duke respektuar tregun e lirë, kam insistuar në kujdes ndaj qytetarëve të vendit. /Indeksonline/