I mituri i aksidentuar në Istog, jashtë rrezikut për jetë
(I plotësuar 14:46) Nga aksidenti i ndodhur në fshatin Zallq të Istogut, në rrugën Gurrakoc- Klinë, ka mbetur i lënduar një i mitur.
Policia e Rajonit të Pejës kanë bërë të ditur për Indeksonline se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një çiklisti,të moshës së mitur.
Sipas tyre, gjendja e të miturit është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërsa, policia janë duke u marrë me hetimin e rastit./Indeksonline/
………………………………………………………………
T: Goditet nga vetura një i ri në Istog, ishte duke kaluar rrugën 10 metra larg zebrave
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Zallq të Istogut, ku një veturë ka goditur një person.
Sipas një dëshmitari i cili ka dërguar edhe pamje të aksidentit për Indeksonline, aksidenti ka ndodhur rreth 10 metra larg zebrave.
Sipas një dëshmitari i cili ka dërguar edhe pamje të aksidentit për Indeksonline, vetura e cila ishte në shpejtësi më të madhe se sa është e lejuar në këtë zonë, ka goditur këmbësorin rreth 10 metra larg zebrave, duke e hedhur deri në 3-4 metra lartësi.
Ndihma e parë atij i është dhënë nga të pranishmit që kanë qenë në vendin e ngjarjes.
Indeksonline mëson se inicialet e të riut që u godit nga vetura janë E.M, ndërsa inicialet e shoferit të veturës janë M.P. /Indeksonline/
