Mjekët kërkojnë takim me kryeministrin, thonë se nga greva po pësojnë pacientët
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në ditën e dytë të grevës së përgjithshme të punëtorëve shëndetësor, Këshilli Grevistë ka pasur takim me Ministrin e Shëndetësisë në lidhje me situatën e re.
Në komunikatën e tyre për media bëhet e ditur se nga takimi nuk kanë marrë ndonjë premtim që do të ndikonte në ndërprerjen e grevës.
Sipas tyre, këtë më së shumti po e pësojnë pacientët, ndaj edhe po kërkojnë takim urgjentë me kryeministrin.
“Nga takimi nuk kemi marrë as një premtim i cili do të ndikonte në ndërprerjen e Grevës. Duke u gjendur në situatë tepër të vështirë në të cilën më së shumti po pësojnë pacientët Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar takim urgjentë me Kryeministrin me qëllimin e vetëm që të gjendet një zgjidhje për daljen nga kjo situatë. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës edhe njëherë apelon të Institucionet relevante respektivisht Kryeministri që të merrë seriozisht Grevën e cila është në zhvillim, në të kundërtën Greva dhe veprimet tjera sindikale do të vazhdojnë bazuar në vendimet e organeve më të larta të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës”, thuhet ndër të tjerash në kumtesë.
FSSHK-ë i falënderon të gjithë punëtorët shëndetësor të cilët po qëndrojnë stoikisht ne Grevë e në veçanti popullatën e cila deri në këto momente është duke na kuptuar.
Në fund Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është shumë e vetëdijshme se po pësojnë pacientët dhe punëtorët shëndetësor por turpi dhe përgjegjësia mbetet te politik bërësit./Indeksonline/