Kryeministri i Kosovës reagon rreth vdekjes së policit
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook rreth vdekjes së policit të Istogut, Izet Demaj.
Haradinaj është shprehur i tronditur nga ky rast dhe i ka shprehur ngushëllime familjes Demaj./Indeksonline/
Ky është postimi i plotë i kryeministrit:
I tronditur nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Istog dhe ish ushtar i luftës sonë çlirimtare, Izet Demaj. Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të marrur peng, gjatë plaçkitjes së një banke sot, pa menduar për veten e tij, fatkeqësisht ka humbur jetën. Izeti është shembull se si mbrohet jeta e qytetarëve. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen Demaj dhe Policinë e Kosovës.
RH