Ju kujtohet Robinho? Ai sapo nënshkroi me këtë skuadër
Lideri i Superligës turke, Istanbul Basaksehir ka njoftuar për ardhjen e sulmuesit brazilian, Robinho.
34-vjeçari do t’i bashkohet Basaksehirit në janar, pasi të fillojë afati kalimtar i janarit.
Robinho ishte autori i katër golave dhe tri asistimeve në gjysmën e parë të sezonit në Siva, transmeton IndeksOnline.

Ai numëron plotë 99 paraqitje me Kombëtaren braziliane, teksa më parë ka luajtur edhe te Real Madridi dhe Man City.
Para se të luante në Turqi, Robinho i kaloi dy vite të karrierës edhe në Atletico Mineiro./IndeksOnline/