Mesazhi i Mo Salah drejt Koulibalyt pas abuzimeve racore
Mohamed Salah i ka dërguar një mesazh mbështetës Kalidou Koulibalyt pasi ai u abuzua në baza racore gjatë humbjes së Napolit nga Interit mbrëmë.
Qendër-mbrojtësi ishte subjekt i këtyre ofendimeve derisa ishte duke u larguar nga fusha pasi u ndëshkua me karton të kuq.
Salah postoi një foto përkrah tij me përshkrimin: ”Nuk ka vend për racizëm në futboll. Nuk ka vend për racizëm askund”.
There’s no place for racism in football. There’s no place for racism anywhere at all. pic.twitter.com/d2YwWSbXJe
— Mohamed Salah (@MoSalah) December 27, 2018
Salah është njëri prej shumë yjeve që i dolën në mbështetje Koulibalyt të enjten, me Cristiano Ronaldo që gjithashtu i dërgoi mesazh qendër-mbrojtësit në rrjetet sociale.
”Në botë dhe në futboll, unë gjithnjë dua edukim dhe respekt”, shkroi portugezi.
”Jo racizimit dhe ndonjë sulmi apo diskriminimi”./IndeksOnline/