75 Mall Live Search
22:31 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kjo pompë në këtë qytet të Kosovës ka zbritur çmimin e naftës në 1 euro

Një pompë e derivateve në Suharekë i është bashkuar të enjten disa pompave në vende të ndryshme të Kosovës që kanë zbritur çmimin e naftës.

Pompa në qytetin e Suharekës, sot ka zbritur në mënyrë drastike çmimin e naftës.

Nafta në këtë pompë po shitet me çmim 1 euro për litër nga dita e sotme.

E gjithë kjo ulje e çmimeve po vjen si pasojë e debatit të fundit që po bëhet rreth çmimeve shumë të larta të karburanteve në Kosovë, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Më këtë çështje është marrë sot edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka takuar përfaqësuesin e naftëtarëve, prej të cilit ka kërkuar uljen e çmimit të naftës e benzinës dhe mbrojtjen e xhepit të qytetarëve të vendit.