75 Mall Live Search
23:16 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Largohet nga Drita, pritet të transferohet në Shqipëri

Erjon Vucaj mund të luajë vetëm për Luftëtarin në kampionatin shqiptar.

Ashtu siç ka paralajmëruar “Panorama Sport”, drejtuesit e klubit gjirokastrit janë futur në bisedime me shkodranin, por Vucaj është nën kontratë me Dritën e Gjilanit dhe trajneri Shpëtim Duro kërkon që ta ketë në skuadër edhe për pjesën e dytë të sezonit.

Mirëpo, në rast se palët prishin marrëveshjen, atëherë mundësia e vetme e shkodranit është Luftëtari në Kategorinë Superiore.

Vucaj e nisi sezonin me gjirokastritët në Ligën e Europës dhe më pas vazhdoi karrierën te Drita, duke djegur kështu mundësinë e transferimit në një ekip të tretë brenda këtij sezoni.

Në këto kushte, rregulli i FIFA-s e përcakton qartë se Vucaj nëse ikën nga Drita, mund të luajë vetëm për Luftëtarin, ku dhe ka nisur sezonin futbollistik 2018-2019.

Kjo është hapësira e vetme që lejon FIFA për lojtarët që ndryshojnë dy ekipe.