75 Mall Live Search
23:21 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Me këtë imazh, Dua Lipa kujton kohën e fëmijërisë

Derisa jemi në periudhën e fundit të vitit të gjithë po mundohen të sjellin imazhe sa më festive.

Ndërsa, më ndryshe ka vepruar këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shkruan Indeksonline.

Me një imazh nga fëmijëria, 23 vjeçarja  shihet duke qarë derisa ka pozuar në prehrin e një babadimri.

“Disponimi im” ka qenë përshkrimi që këngëtarja ka bërë në imazh.

Ndryshe, kujtojmë që Dua Lipa pas një vit mjaft të angazhuar ajo do të performoj edhe në natën e ndërrimit të moteve në ‘Rockin Eve’ në ABC./Indeksonline