Rita Ora del publikisht me të dashurin e ri
Gjërat në mes të këngëtares shqiptare, Rita Ora dhe aktorit të njohur Andrew Garfield duket se janë serioze.
Dyshja e njohur u fotografuan së bashku gjatë një shëtitje në Londër gjatë vikendit që lamë pas, shkruan Indeksonline.

Rita dhe Andrew dukeshin të afërt me njëri tjetrin derisa burimet e afërta me çiftin kanë deklaruar se ata të dy shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe pëlqehen shumë.

Kujtojmë që 28 vjeçarja ka qenë në lidhje me disa emra të njohur si Rob Kardashian, Calvin Harris dhe së fundi edhe me muzicientin, Andrew Watt me të cilin u nda kohë më parë./Indeksonline/
