75 Mall Live Search
07:25 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

GAP publikon raportin për transparencën buxhetore të komunave

Instituti GAP organizon konferencën për media ku prezanton raportin “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2017”.

Në këtë raport, Instituti GAP ka vlerësuar transparencën buxhetore të komunave në 2017.

Bazuar në indeksin e GAP për transparencë buxhetore komunale janë renditur komunat varësisht nga numri i dokumenteve buxhetore të publikuara dhe dëgjimeve buxhetore me qytetarë.

Të gjeturat e këtij raporti tregojnë se në 2017, komunat kanë treguar nivel më të lartë të transparencës buxhetore se në 2016.

Disa prej pyetjeve që do të adresohen në këtë konferencë janë: Cila është komuna me transparencën buxhetore me të lartë në 2017?

Cilat komuna kanë bërë progresin më të madh? Cila janë komunat që kanë bërë një hap pas sa i përket transparencës buxhetore?