Qalaj: Vdekja e policit është tragjike, por jemi krenar me të
Pas vrasjes së policit në detyrë dje në Istog, Izet Demaj, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka pritur sot në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Qalaj ka thënë se sot mori mbështetje nga kryeministri i Kosovës për punën që po e bën Policia e Republikës së Kosovës, raporton Indeksonline.
“Dje kemi pasur dy humbje të jetëve, të një polici për shkak të shkëmbimit të zjarrit me një person që tentoi të grabis bankën. Kemi pasur një gjendje të rëndë, sepse ka mundur të bëhet edhe më keq”, ka thënë Qalaj.
Sipas tij, dje kanë qenë në rrezik shumë qytetarë, gra e fëmijë, por që fatmirësisht nuk ndodhi diçka më e rëndë.
“Jam krenar që policia ka arrit të shpëto qytetarët dhe jam i pikëlluar që kemi humbur një polic. Ai ka kryer punën me heroizëm dhe ka bërë një punë shumë madhështore. Ka qenë tragjike, por jemi shumë krenar”, ka përfunduar Qalaj. /Indeksonline/