75 Mall Live Search
09:57 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

2018 ishte një vit rekord në arkat filmike, tejkalon të gjitha parashikimet

Nëse jeni një adhurues i filmave apo keni qenë në rrjedha të prodhimeve filmike që kanë dal këtë vit, me siguri e keni vënë re se 2018 ishte një vit i madh për industrinë e filmit.

Filma të librave komik, filma ekskluziv dhe filma të animuar solli miliarda dollarë në arka filmike, shkruan Indeksonline.

Në fakt, 2018 ka thyer të gjitha rekordet në shitjen e biletave, si brenda ashtu edhe në mbarë botën.

Sipas ‘The Hollywood Reporter’, ComScore parashikon që zyra e biletave të Amerikës së Veriut është në rrugën e duhur për të arritur një rekord prej 11.9 miliardë dollarë në 2018, duke arritur 7% nga 201.17 miliardë dollarë.

Nëse këto parashikime dalin të vërteta, 2018 do të tejkalojë edhe vitin 2016, që është mbartësi i mëparshëm i rekordit për arkat filmike me 11.4 miliardë dollarë.

Por, nëse mendoni se viti 2018 ishte një vit i madh në arka filmike, 2019 është gati për një rekord të ri, kjo pasi shumë filma kanë paralajmëruar debutimin./Indeksonline/