75 Mall Live Search
10:15 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Momenti kur qielli i New York-ut ndryshon ngjyrë nga shpërthimi

Të enjten mbrëma në New York qielli ndërroi ngjyrën duke u bërë në një të kaltër të çeltë.

Shkak i kësaj mendohet të jetë shpërthimi i transformatorëve të energjisë në një objekt të Con Ed në Queens.

Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua nga ky shpërthim dhe asnjë zjarr nuk u shkaktua, gjithashtu të gjitha linjat energjike që shërbejnë në atë zonë ishin menjëherë të gatshme për shërbim.