75 Mall Live Search
11:10 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gjest për lakmi, ylli i Kosovës kthehet në vendlindje për të ndarë dhurata për fëmijët

Ylli i Kosovës, Lirim Kastrati ka bërë një gjest për lëvdata. Futbollisti i Lokomotiva Zagrebit po kalon pushimet në Kosovë, përkatësisht në vendlindjen e tij në Kamenicë.

Vizitën në vendlindje e ka shfrytëzuar për të ndarë dhurata në ish-shkollën e tij, në Hogosht.

“Kisha nderin dhe knaqësin që i vizitova fëmijët në shkollën fillore Skenderbeu në Hogosht, ku fillova edhe unë hapat e parë të mësimit me mësuesen time të parë Xhemile Agaj ?

Shëndet dhe suksese për të gjithë fëmijët, urime festat e fundvitit” shkruan Kastrati në njoftim./Indeksonline/