Pochettino i mahnitur me tifozët e Liverpoolit, Londrën e krahason me teatër
Mauricio Pochettino mendon se Liverpool ka një avantazh ndaj Tottenham Hotspur në garën e titullit falë atmosferës në Anfield.
Jo të gjithë mund të kishin pritur që Liverpool dhe Spurs të jenë të dy të parat në Premierligë në gjysmën e sezonit, por humbjet e Cityt në dy javët e fundit kanë ndryshuar gjërat.
Liverpool qëndron në vendin e parë, gjashtë pikë më shumë se Spurs dhe Pochettino thotë se ishte i impresionuar nga atmosfera në Anfield gjatë fitores së Liverpool ndaj Neëcastle United.

“Unë pash momentet kryesore në Anfield. Tifozët duan të fitojnë patjetër dhe ata po tregojnë mbështetjen e tyre për ekipin” tha Pochettino.
“Anfield ishte i mahnitshëm. Cdo lojë që luan Liverpool në Anfield është një festë dhe kjo nganjëherë bën dallimin”.
Argjentinasi pastaj bën krahasimin me klubin e tij dhe duket që është i etur për të lëvizur në stadiumin e ri, transmeton IndeksOnline.

“Shumë tifozë që kanë ardhur në këtë periudhë kanë vizituar Londrën dhe, si një teatër, thonë: ‘Oh është një lojë në Wembley, do të blej një biletë’,” deklaroi ai. “Është normale, tifozët tanë përpiqen të rrisin atmosferën – por poashtu kemi një kufi”.
“Në një stadium prej 90,000, kemi një kufi jo më shumë se 51,000 spektatorësh dhe dje kemi pasur 45,000. Kjo, në stadiumin tonë, do të thotë se është shumë e ngrohtë atmosfera, por në Wembley është e pamundur”.
“Kjo është arsyeja pse kur më pyesin: ‘A doni të lëvizni [gjatë sezonit]?’ Unë kam thënë: “Natyrisht, sa më shpejt që të jetë e mundur”, sepse do të jetë një shtytje masive për ekipin dhe për tifozët tanë “.