Ramush Haradinaj shkon në të pame, tek familja e Izet Demajt
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkuar sot në Vrellë të Istogut për të ngushëlluar familjarët e policit të vrarë, Izet Demaj.
Haradinaj ishte i shoqëruar nga kryetari i Istogut, Haki Rugova në të pamen e familjes Demaj.
“Në nderim të shembullit heroik të policit Izet Demaj, sot isha për ngushëllime në familjen e tij, me porosinë që të mbahen të fortë dhe me zotimin se në këtë tragjedi nuk do të jenë vetëm” shkruan kryeministri në Facebook./Indeksonline/

