75 Mall Live Search
17:58 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

VV reagon pasi Thaçi dhe Veseli e akuzuan për lidhje me “Syrin e Popullit”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po sulmohet nga të gjitha anët.

Ai ka akuzuar për këtë kryeparlamentarin Kadri Veseli, presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti, anëtarin tjetër të PSD-së, Dardan Molliqaj.

“Sulm masiv mbi Lëvizjen. Sa po munden nga të gjitha anët godasin Hashimët, Kadritë, Shpendët, Batonët e Molliqët. Herë përmes portaleve e herë drejtpërdrejtë”, ka thënë Aliu në një postim në Facebook.

Por Aliu ka thënë se edhe përkundër kësaj Lëvizja Vetëvendosje vetëm po rritet.

“E paskan vendosë me dhanë territor si duket. Kot e kanë, nuk do të munden. Lëvizja VETEVENDOSJE! vetëm po rritet”, ka shtuar Aliu.

Sot është mbajtur seanca për rastin “Syri i Popullit” ku ndër dëshmitarët për këtë rast kanë qenë edhe Kadri Veseli e Hashim Thaçi.

Madje Thaçi gjatë dëshmisë së tij kur ishte pyetur se kush janë themeluesit e “Syrit të Popullit”, ka përmendur emrat e Albin Kurtit, Sadri Ramabajës dhe Glauk Konjufcës.