”Inter – Napoli duhej të ndërprehej për këtë arsye”
UEFA dhe FIFPro janë shumë të shqetësuara që ndeshja, Inter – Napoli nuk ishte ndërprerë pas abuzimeve racore ndaj Kalidou Koulibalyt.
Incidenti në fjalë ndodhi në ndeshjen e së mërkurës, të cilën Interi arriti ta fitojë me rezultat, 1-0.
Megjithatë, gjyqtari, Paolo Mazzoleni nuk e ndërpreu ndeshjen, me Carlo Ancelottin që tha më vonë se herën tjetër, lojtarët e tij do ta lëshojnë fushën, transmeton IndeksOnline.
”FIFPro dhe UEFA shprehin shqetësime për akuzat racore ndaj lojtarit të Napolit, Kalidou Koulibaly, në ndeshjen në Inter”.
”Të dyja organizatat mbështesin vendimet për ta dënuar Interin me dy ndeshje që të luajë mbrapa dyerve të mbyllura”.
”Megjithatë, jemi ende të shqetësuar dhe se duhej të kishte zero tolerancë duke e ndërprerë ndeshjen”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/