”Festë” te Liverpooli, Ozili nuk luan nesër
Mesut Ozil nuk ka udhtuar me skuadrën e Arsenalit në Liverpool për ndeshjen e nesërme.
Ozil ka munguar në shumë ndeshje të Arsenalit javëve të fundit, me Unai Emeryn që nuk e ka ftuar për disa ndeshje kruciale.
Dhe kështu turko-gjermani nuk do të luajë në ”Anfield”, pasi lojtari ka pësuar lëndim në gju gjatë stërvitjes së sotme, transmeton IndeksOnline.

”Ozil ka stërvitur me skuadrën sot, por ka ndjerë dhimbje në gju dhe s’ka udhëtuar me skuadrën”, shkroi Ornstein në rrjetet sociale.
Arsyetimi i Emeryt që nuk ka startuar në shumë ndeshje me Ozil këtë sezon kanë qenë ”arsye taktike”.
E ardhmja e lojtarit në Arsenal është në dyshim, teksa ka gjasa që ai të largohet në janar./IndeksOnline/
