75 Mall Live Search
23:37 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Cana: Do të rikthehem shpejt, si trajner

Lorik Cana është një nga emrat për të lakuar në medien shqiptare si një personazhet më të suksesshëm në futboll.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare vazhdon të jetë i respektuar në mbarë hapësirat shqiptare, jo vetëm për atë që i ka dhënë Kombëtares, por dhe për aktivitetet e tij pas përfundimit të karrierës.

Së fund, Cana ka shpjeguar edhe arsyen e tij që braktisi Italinë për Shqipërinë. 

Ish-futbollisti shpjegoi se në vendlindje e mban fondacioni i tij i bamirësisë dhe dëshira për t’iu rikthyer sërish futbollit.

“Do kthehem, por si një trajner i një ekipi”,  ka thënë Cana. ”Mbetet të shihet kur dhe ku do të ndodhë diçka e tillë”.