Liverpool ia merre nga ‘dora’ Chelseas super lojtarin
Ekipi i Liverpool i është bashkangjitur garës për super taletin Dortmund Christian Pulisic.
Për Pulisic të interesuara janë edhe dy skuadra londineze Arsenal dhe Chelsea, transmeton Indeksonline.
Chelsea u raportua se është afër transferimit të amerikanit por sipas mediave angleze me interesimin e Liverpool kanë ndryshuar gjërat.
Sipas ‘The Sun’, ekipi i udhëhequr nga Jurgen Klopp ka dërguar një ofertë prej 45 milionë funtash për Pulisic.
Edhe pse Dortmund kërkon 50 milionë funta, dëshira e lojtarit mund të zbresë çmimin.
Konsulenti i njohur i futbollit, Ian McGarry tha se Pulisic nuk dëshiron transferimin tek Chelsea pasi që beson që aty nuk vlerësohen talentet. Prandaj opsion i Liverpool është shumë i mundshëm./Indeksonline/