75 Mall Live Search
11:00 / E Shtunë, 29 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ish ylli i Arsenalit bëhet pjesë e stafit të Emery

Ish ylli i Arsenal Jose Antonio Reyes do të rikthehet përsëri në Londër.

Kësaj radhe jo si lojtarë por si pjesë e stafit të trajnerit Unai Emery, raporton Daily Star.

Reyes u transferua në Arsenal në janar të vitit 2004 duke u bërë pjesë e ekipit që e mbylli sezonin e Premier Ligës pa asnjë humbje, transmeton Indeksonline.

Spanjolli u paraqit 69 herë për ekipin e Arsenal, ku fitoi ‘FA Cup’, ‘Community Shield’ dhe vendin e dytë në Ligën e Kampionëve në sezonin 2005/2006.

Roli i Reyes në stafin e Arsenal do të jetë i motivuesit./Indeksonline/