Flet mjeku i të aksidentuarëve në Prishtinë: Gjendja e tyre është kritike
Katër persona janë aksidentuar natën e mbrëmshme në magjistralen Prishtinë – Ferizaj. Si pasojë e këtij aksidenti kanë vdekur dy gra ndërsa vozitësi i veturës dhe pasagjeri tjetër që ishte në veturë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Doktori Naser Syla për “Indeksonline” ka thënë se dy të aksidentuarit janë në gjendje kritike për jetë.
“Dy të lënduarit janë në gjendje kritike, shumë rëndë, kanë marrë lëndime të shumta”.
Ai ka theksuar se njëri është në mjekim intensiv kurse tjetri ende në emergjencë për shkak se ka mungesë të vendit.
Personat e lënduar kanë marrë lëndime të shumëfishta si në kokë, gjoks, abdomen e unaza.
Rikujtojmë që si pasojë e aksidentit kanë vdekur dy femra, L.S 23 vjeçare dhe K.H 31 vjeçare./Indeksonline/
