75 Mall Live Search
15:07 / E Shtunë, 29 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Cilat janë pasojat e mbajtjes së telefonit në xhep?

Tashmë telefonat e mençur janë pjesë thuajse e pandashme e secilit.

Mirëpo, rrezatimi i tyre në fakt lë shumë pasoja, dhe është mirë të dihen anët negative të mbajtjes afër të telefonit, sidomos për ata që vazhdimisht e mbajnë në xhep.

Disa studime kanë treguar se rrezatimi i telefonit celular mund të ndërhyjë në fertilitetin mashkullor, duke ulur lëvizjen e spermës.

Sado që kjo nuk është krejtësisht përfundimtare, sepse në cilësinë e spermës ndikojnë edhe faktorë të tjerë, megjithatë kjo është vetëm një nga rreziqet që u kanosen.