Makina elektrike e Porsche do të kushtojë mbi 130,000 dollarë
Makina elektrike e shumëpritur Porsche Taycan do të vijë në tre variante ku më shtrenjti do të kushtojë deri në 130,000 dollarë.
Prodhuesi Gjerman i makinave të performancës së lartë do të shesë modelin bazë Porsche Taycan, modelin 4×4 Porsche Taycan 4S dhe modelin më të mirë Porsche Taycan Turbo.

Termi Turbo është përdorur gjithnjë për makinat me motorë me djegie të brendshme.

Ky emërtim është i çuditshëm sepse Taycan është një makinë elektrike. Taycan Turbo do të kushtojë 40,000 dollarë më shumë se dy modelet e tjera ndërsa modeli bazë fillon nga 90,000 dollarë.
Kështu ato janë në një linjë me Tesla Model S dhe X.
