75 Mall Live Search
09:54 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Guardiola: Ne s’mund të sfidojmë me Liverpoolin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola pohon se forma e Liverpoolit tani i bën ata të paprekshëm në garën për titull.

”Të Kuqtë” janë tashmë nëntë pikë larg vendit të dytë në renditjen tabelare dhe 10 pikë para Man Cityt, pas fitores, 5-1 ndaj Arsenalit dje.

Skuadra e Jurgen Klopp është e pamposhtur në 20 ndeshjet e para kampionale këtë sezon, dhe ka shënuar 48 gola, teksa ka pranuar vetëm 8, transmeton IndeksOnline.

Ani pse Guardiola ka shpenzuar 539 milionë funte në transferimin e lojtarëve që prej ardhjes në ”Etihad Stadiumm”, trajneri katalunas thotë se skuadra e tij nuk ka kapacitet që të sfidojë me ”Të Kuqtë”.

”Ne kemi bërë mirë deri më tani”, tha Guardiola për distancën prej nëntë pikësh nga Liverpooli. ”Ne kemi marrë 44 pikë në raundin e parë”.

”Nëse ju i merrni kaq pikë edhe në raundin e dytë – 88 pikë në total – ju jeni kampion, kaq mjafton”.

”Shumica e kampionëve të fundit të Premier Leagues e fituan atë me pak pikë. Ne me të vërtetë, kemi bërë mirë deri sot”.

”Çfarë mund të themi kur Liverpooli ka mbajtur nëntë herë portën e paprekur dhe ka shënuar shumë gola? Ne s’mund të sfidojmë me ata”, theksoi Guardiola./IndeksOnline/