Gattuso pyetet për transferimin e Cesc – përgjigjja e trajnerit është befasi
Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka zbuluar se nuk do të jetë e pamundur që ta transferojë mesfushorin e Chelseat, Cesc Fabregas.
31-vjeçari ka luajtur në vetëm pesë ndeshje në Premier League këtë sezon – më së shumti në ndeshjet e Kupës.
Kontrata e Fabregas skadon në verën e ardhshme dhe si rezultat i kësaj, ai pritet të largohet pas pesë sezonesh në Londër, transmeton IndeksOnline.

Trajneri, Gattuso, vazhdimisht, e ka qartësuar interesimin e tij për fituesin e Kupës së Botës, por beson se rregullat financiare të UEFA-s nuk do ta bllokojnë këtë transferim.
”Ne kemi ndalesa. Nuk mund të bëjmë çfarë të duam. Klubi ka qenë i qartë. Cesc? Ka figura të rëndësishme të përfshira”, tha Gattuso për DAZN.
Ani pse nuk ka rinovuar kontratën, trajneri, Maurizio Sarri dëshiron që Fabregas të mbetet tutje në ”Stamford Bridge”./IndeksOnline/