Brahim Diaz – filloi në Mortadelo, u ftua nga Barça dhe tani do t’i bashkohet Real Madridit
Marrëveshja që do ta transferojë Brahim Diaz në Real Madrid nga Manchester City është pranë kompletimit.
Storia e 19-vjeçarit nga Malaga, i cili ka qenë yll që prej moshës 6-vjeçare, është kurioze.
Diaz rrjedh nga një familje, e drejtuar nga babai, Sufiel Abdelkader, dhe ka katër motra.
Në sport, figura e tij e babait është Jaime, ish-anëtari i Malagas, i cili është mik i ngushtë i familjes së Brahim, dhe që e ndihmoi të riun në hapat e hershëm të familjes, transmeton IndeksOnline.

”Xhentëlmen, ky fëmijë është shumë i mirë”, besohet t’i ketë thënë Jaime përgjegjësve të atëhershëm të akademisë së Malagas, Antonio Benitez dhe Ben Barek, duke e bindur ta marrin Brahim.
Jaime, nga ana tjetër, vazhdonte kontaktet me Real Madridin për ta transferuar në të ardhmen lojtarin aty, atëherë kur ai kishte 8-vjeç.
Në sezonin, 2006/07, Jaime i tregoi drejtorit të atëhershëm të akademisë së Madridit, Michel se ai ka një talent nga Mala, ani pse lojtari ndiqej edhe nga Barcelona.
Për Brahim dhe familjen e tij, prioriteti i tij kryesor ishte të mbetej në Malaga.

Më vonë, Man City dhe Pere Guardiola, vëllau i Pep, ndihmuan që lojtari të kalonte në Mançester, para se trajneri të vinte në ”Etihad Stadium”.
Raportet e tij me Pere vazhdojnë të jenë prezente, ani pse lojtari do t’i bashkohet Real Madridit./IndeksOnline/