75 Mall Live Search
15:49 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nga humbja e peshës deri tek parandalimi i kancerit, uji i klorofilit ju ndihmon shumë

Uji i klorofilit është pija e re që do të bëjë “namin” në vitin 2019! Jo se përfitimet shëndetësore janë zbuluar së fundmi, pasi ka dekada për përdoret, por tanimë shërbehet dhe është lehtësisht i gjindshëm. Për ta përgatitur këtë pije thjesht duhet të shtoni esencën e klorofilit në ujë dhe ja ku keni pijen më të shëndetshme.

I pasur me antioksidantë dhe mikronutrientë, më poshtë do të listojmë të gjitha përfitimet dhe efektet pozitive të ujit të klorofilit në organizëm.

1. Parandalon shumimin e qelizave kancerogjene
Studimet kanë treguar se klorofili dhe klorofilini i lëngët, i cili është një përzierje e ngjashme gjysmë sintetike e bërë në laboratore që përdoren në shtojca, mund të lidhen me qelizat e mundshme kancerogjene duke mos i lejuar të qarkullojnë në të gjithë trupin tuaj dhe të arrijnë indet e ndjeshme, të tilla si ato brenda zemrës apo nyjeve.

2. Trakti digestiv
Klorofili promovon një tretje të shëndetshme duke stimuluar lëvizjen e zorrëve dhe mbajtjen e florës intestinale. Ai vepron si një ilaç natyral për traktin tretës dhe gjithashtu ndihmon në rinovimin e indeve të dëmtuara të zorrëve.

3. Humbje peshe
Në një studim të vitit 2014 që u botua në revistën “Appetite”, u tha se konsumi i klorofilit ndihmonte në procesin e humbjes së peshës në një periudhë prej 12 javësh. Gjithashtu, besohet të ukë dëshirën për ushqimet e shpejtë të pashëndetshme.

4. Ndihmon shërimin e plagëve
Klorofilini duket të ngadalësojë shkallën e riprodhimit të baktereve të dëmshme, duke e bërë atë të dobishme për parandalimin e infeksioneve dhe shërimin e plagëve.
Që nga viti 1940, kolorfilin u është shtuar disa vajrave që përdoren për të shëruar plagët e hapura tek njerëzit, duke përfshirë ulçerën vaskulare e jo vetëm