Ndërrimi i motmoteve, Kosova nuk pritet të jetë e mbuluar nga bora
Nata e Vitit të Ri nuk pritet të jetë e mbuluar me borë.
Sipas koordinatorit dhe parashikues të motit në IHMK, Besim Aliu dita e fundit e këtij viti do të shoqërohet vetëm në disa vende me reshje të dobët bore.
Në një prononcim për Indeksonline, ai ka bërë të ditur se megjithatë temperatura do të jenë të ulëta, e të cilët do shënojnë rënije nga dita e parë e vitit 2019.
Gjatë këtij prononcim ai ka treguar temperaturat që do e karakterizojnë fillimin e vitit të ardhshëm.
“ Dita e fundit e vitit 2018 fillon me mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta bore Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.Nga dita e martë do të ketë rënje të lehta të temperaturave minimale duke vazhduar deri -7 gradë Celsius në fundjave , ndërsa maksimalet do të jenë afersisht të ngjajshme me ditët e javës që lamë. Shtypja atmosferike vazhdon ti mbajë vlerat e mbinormales Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-5m/s”, ka thënë Aliu./Indeksonline/