75 Mall Live Search
10:50 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Hajdutja që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, hynë për të vjedhur para ndalet për të bërë edhe grim

Ka hajdut qe hyjnë në dyqane vetëm për të vjedhur para, por ka edhe të atillë që duan të duken bukur gjatë kësaj kohe.

Kamerat e sigurisë kanë kapur një grua që hynte në një sallon bukurie në Kinën jugperëindmore gjatë natës, në kohën kur lokali ishte i mbyllur.

Në video shihet se gruaja arrin të kaloj nëpër derën e mbyllur të hyrjes dhe drejtohet në anën e banakut.

Aty ajo gjen një tufë të madhe parash dhe e merr atë.

Në vend që të jetë e kënaqur me paratë, ajo vëren kozmetikën në banak dhe fillon të aplikoj thua se është në dyqanin e saj.

Pas kësaj, ajo me qetësi e lë dyqanin në të njëjtën mënyrë që ajo hyri brenda.

Policia po heton rastin./Indeksonline/