Veturat që hapen si iPhone vijnë vitin e ardhshëm
Hyundai do të ofrojë këtë teknologji të parë në SUV në Santa Fe në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.
Prodhuesi korean ka prezantuar një sistem të ri në Kinë, ku së pari do të jetë në përdorim dhe pastaj gradualisht do të zgjerohet në tregje të tjera anembanë botës.
Teknologjia e leximit të gjurmëve të gishtërinjve do të lejojë shoferin jo vetëm që të zhbllokojë makinën e tij, por edhe të ndezë motorin, pasi që Huyndai ka përfshirë sensorin biometrik edhe në butonin për të nisjen e veturës.
Sistemi gjithashtu do të lejojë që kompjuteri të identifikojë shoferin dhe në rast se e njëjta makinë përdoret nga më shumë se një person, duhet të vendosen më shumë parametra të përcaktuara.
Kështu, pas leximit të gjurmëve të gishtave, pozicioni i shoferit, pasqyrat, përmbajtja dhe funksioni i sistemit multimedial do të rregullohen automatikisht.
Prodhuesi korean gjithashtu thotë se sistemi është i pajisur me një teknologji sigurie që do të parandalojë falsifikimin e gjurmëve të gishtave të shoferit.
Hyundai pretendon se leximi i gabuar mund të ndodhë vetëm në një nga 50,000 rastet dhe shton se teknologjia e tyre është pesë herë më e sigurt se një çelës konvencional i makinës.