75 Mall Live Search
15:53 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nuk arriti t’i përballojë plagët, vdes një femër nga aksidenti i tmerrshëm në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Një femër ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në magjistralen Podujevë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Penuhë.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, Flora Ahmeti, zyrtare për Informim në Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës.

“Rreth ores 14:00 e kemi pranuar informaten per nje aksident trafiku ne fshatin Penuh te Podujeves, ku kane qene te perfshira tri automjete. ne kete aksident lendime trupore kane pesuar 8 persona. Njeri nga te lenduarit (femer) nuk ka arrite te perballoj plaget e shkaktuara dhe e njejta ka nderruar jete, nderkohe qe personat e tjere te lenduar jane derguar per tretman mjekësor”, është shprehur Ahmeti.

Ndryshe, si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe shtatë persona të tjerë, dy nga ta në gjendje të rëndë./Indeksonline/