75 Mall Live Search
18:37 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Momentet më të mira nga viti 2018-të, Dua Lipa mezi pret kapitullin e ri

Dua Lipa po e përmbyll vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.

23 vjeçarja në ditët e fundit të këtij viti ka sjellur disa nga momentet më të veçanta të 2018-ës, shkruan Indeksonline.

Edhe këtë herë, këngëtarja shqiptare ka sjellur disa prej çasteve më emocionuese.

“2018, pjesa e katërt, çfare viti! Nuk po mund të besoj të gjitha gjërat që kanë ndodhur në vitin 2018-të. E lumtur dhe falënderuese për do moment dhe për njerëzit që kanë qëndruar në jetën time që u bënë miq. Për të gjithë fansat e mi të mrekullueshëm, jam falënderuese për dashurinë dhe durimin. Jam e emocionuar për kapitullin e ri. Ju dua” ishte përshkrimi Duas.

Ndryshe, ky ishte viti më i suksesshëm për Dua Lipën./Indeksonline/