75 Mall Live Search
19:31 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

5 persona të lënduar në magjistralen Prishtinë- Podujevë, Policia jep detaje

Policia jep detaje për aksidentin në magjistrlën Prishtinë- Podujevë

Rreth orës 18:30 ka ndodhur një aksident mes tri veturave në magjistralen Prishtinë- Podujevë, me konkretisht në fshatin Besi.

Për pasojë, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Reth orës 18:30, në fshatin Besi, rruga Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacionit rrugor në mes të tri automjeteve në levizje. Si pasoj e aksidentit rrugor, lëndime tupore kanë pësuar 5 persona”, ka bërë të ditur ajo. /Indeksonline/