75 Mall Live Search
21:51 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Lum ne që i kemi, ne festojmë, Policia e Kosovës na ruan

Nata e ndërrimit të motmoteve po festohet gjithandej.

Policia e Kosovës vazhdon të jetë shpresa e qytetarëve edhe në ditët festive.

Institucioni i sigurisë në vend vazhdon të jetë në nivel të detyrës edhe në këtë ditë feste, kur na ndajnë pak orë nga ndërrimi i motmoteve.

Në qendër të Prishtinës vërehet lëvizja e vazhdueshme e policëve kosovarë të cilët janë të pajisur me armë të gjata. Indeksonline iu sjellë pamje nga prania e tyre në sheshin e kryeqytetit./Indeksonline/