Tre gra të nominuara për “Oscar”, QKK me shumë filma gjatë vitit 2018!
Qendra Kinematografike e Kosovës ka qenë shumë e suksesshme gjatë vitit 2018, kështu ka thënë për Indeksonline, drejtuesi i kësaj qendre Arben Zharku.
Sipas tij gjatë këtij viti ka pasur shumë projekte filmike, ku kjo qendër ka shpenzuar në total 1.5 milionë euro.
Zharku i ka konsideruar si sukses të madh që tre gra kosovare janë nominuar për çmimin “Oscar”, bëhet fjalë për Blerta Zeqiri, Lendita Zeqiraj dhe More Raca me filmat ‘Martesa’, ‘Gardhi’, dhe ‘Ajo’.
1. Si çdo institucion edhe Qendra Kinematografike e Kosovës përballet me sfida, por cilat ishin ato që e karakterizuan vitin 2018?
Viti 2018 ka qene një vit jashtëzakonisht i rëndësishëm për kinematografinë në Kosovë, dyfishimi i buxhetit dhe sukseset ndërkombëtare të filmave të Kosovës janë dy veçoritë që na kanë përcjellë gjatë vitit; e sfide mbetet ndryshimi I ligjit te kinematografisë dhe futja ne sistem e lehtësirave financiare në sektorin audiovizuel, e që pritet te ndodhe ne 2019, ku ky sistem i financimit do ta ndryshoj rrjedhojën e kinematografisë së vendit dhe do të sjell shumë investime të huaja ne industrinë e filmit.
2.Në sa filma ka investuar Qendra Kinematografike e Kosovës gjatë këtij viti dhe sa prej këtyre filmave janë përfunduar dhe tashmë shfaqen në publik?
Qendra Kinematografike në konkurset e këtij viti ka mbështetur 28 projekte filmike, 10 me shumë se vitin e kaluar, ndërsa gjatë këtij viti kane filluar xhirimet mbi 20 filma dhe mbi 25 filma priten te jene te gatshëm për publikun ne vitin 2019.
1.5 milion euro është vlera totale qe QKK ka shpenzuar ne projekte filmike dhe aktivitete tjera ne fushën e kinematografi këtë vit.
3. Cilat mund të konsiderohen sukseset e Qendrës Kinematografike të Kosovës gjatë këtij viti?
Sukseset ne festivalet ndërkombëtare te filmit ‘Nëntor i Ftohtë’ nga regjisori Ismet Sijarina, ‘Martesa’ nga regjisorja Blerta Zeqiri, ‘Me dasht, Me dasht, Me Dasht’ nga Ilir Hasanaj, ‘Gardhi’nga Lendita Zeqiraj, ‘Ajo’ nga regjisorja More Raça, pastaj bashkë produksionet ndërkombëtare si filmi ‘Delegacioni’ i regjisorit Bujar Alimani etj., jane disa nga sukseset e larta qe kane arrite filmat tane ne arenen nderkombetare.
4. A ka investuar QKK edhe në filma të huaj gjatë këtij vitit dhe sa mendoni se kanë pasur efekt këto investime?
Investimi ne filma te huaj është i domosdoshëm dhe kjo kontribuon në lidhjen mes filmbërsëve tanë me ata ndërkombëtar, ndikon ne rritjen e kapaciteteve njerëzore. Njohurie profesionale dhe gjithashtu krijon besueshmëri me te madhe ne projekte dhe në të njëjtën kohe qele rrugë për financimin e projekteve tona në fondet rajonale dhe ndërkombëtare.
5. Si e konsideroni faktin që tre gra kosovare këtë vit janë nominuar për çmimin “Oscar”?
Vendi ynë mund të mburret sa i përket barazisë gjinore, QKK në këto 5 vitet e fundit ka mbështetur njëjta projekte te filmit te metrazhit gjate për gra ashtu siç ka bërë për burra pa pasur nevojë te krijojnë ndonjë platforme te veçantë për të arritur këtë kuote.
Ndërsa në rastin e kualifikimit për nominim te tri grave kosovare Blerta Zeqiri, Lendita Zeqiraj dhe More Raca me filmat ‘Martesa’, ‘Gardhi’, dhe ‘Ajo’ tregon për potencialin e larte qe ka kinematografia e Kosovës karshi vendeve tjera. Tregimet e Kosovës janë bërë edhe më të bukura kur janë rrëfyer nga Gratë.
6. A është kjo një shenjë që industria kosovare e filmit është shumë premtuese në kontekstin që do të afrohet me filmat ndërkombëtar?
Prodhimet filmike nga Kosova tani nuk kanë asnjë dallim nga ato evropiane si për nga cilësia e produksionit apo për nga rrefimi që këto filma përmbajnë. Kjo dëshmohet me sukseset neper festivalet e kategorisë A qe marrin pjese, e veten gjatë vitit këto festival janë të shumtë, duke filluar nga Toronto, Berlinale, Karlovy Vary, Tallin, Varshave, San Sebastian etj., dhe ky trend besoj do te vazhdoj edhe ne vitet ne vijim duke e dite qe rreth 50 projekte filmike do je jene te gatshme ne vitin qe vjen dhe atë pasues.
7. Po nevojat tuaja, çfarë ka mbetur pa u përmbushur nga institucionet kompetente që do ta përmirësonte gjendjen e filmit në Kosovë?
Fakti që për arsye politike Kosova ende nuk është pjese e fondit me te madh evropian Eurimages ka krijuar mjaft barriera në bashkëprodhimet ndërkombëtare, ka pamundësuar që projektet nga Kosova te marrin mbështetje nga ky fond. Pastaj zvarritja e hapjes se Media Desk Kosova gjithashtu ka shkaktuar telashe në financimet qe mund te vijnë nga Evropa për filmin, festivalin dhe aktivitetet tjera kinematografike. Ne kemi filluar qe te nënshkruajmë marrëveshje të bashkëprodhimit me shtetet me të cilat më së shumti kemi bashkëpunime dhe kjo sigurisht merr kohe dhe nuk është më e dëshirueshmja./Indeksonline/