75 Mall Live Search
19:09 / E Martë, 01 Janar 2019 / indeksADMonline

Viti i Ri e gjenë Prishtinën me ajër të ndotur

Megjithëse ky është një problem me të cilin qytetarët po përballen tash e sa kohë, edhe dita e parë e këtij viti po cilësohet të jetë mjaft e pashëndetshme.

Sipas matësve të ambasadës së SHBA-së, indeksi i cilësisë së ajrit për momentin në Prishtinë është 117, shkruan Indeksonline.

Ajri në këtë gjendje cilësohet si i pashëndetshëm sidomos për grupet e personave të ndjeshëm.

Këtu hyjnë fëmijët, pleqtë dhe ata që kanë sëmundje me frymëmarrje. Për këta persona rekomandohet që të evitojnë daljet jashtë.

Përveç ndotësve të përditshëm, në cilësinë e ajrit sot ka ndikuar edhe fishekzjarret e shumta të hedhura mbrëmë gjatë ndrrimit të motmoteve./Indeksonline/