Inter harron Modricin, dëshiron yllin tjetër kroat!
Duke vështirësitë që të transferojë Luka Modric, Inter po shikon opsionet tjera.
Mediat italiane shkruajnë se Inter po e mendon mundësin që të rikthejë mesfushorin kroat Mateo Kovacic, transmeton Indeksonline.
Kovacic për momentin është i huazuar tek ekipi i Chelseas nga Real Madrid. Duke parë që tek ekipi spanjoll nuk po arrin të gjej vetën, një rikthim do të ishte i mundshëm.
Kroati u largua në vitin 2015 nga ekipi i Inter por nuk arriti asesi të siguronte vendin e startuesit tek Real Madrid./Indeksonline/