Koulibaly ia bën me ‘sy’ Manchester United
Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly ka ndezur spekulimet e medieve rreth një transferimi të mundshëm pas një komenti që ia ka bërë mesfushorit francezë Paul Pogba.
Pogba në llogarinë e tij zyrtare në Instagram kishte mbështetur senegalezin pas ofendimeve racore që i kishte marrë në ndeshjen kundër Interit, transmeton Indeksonline.
Koulibaly kishte komentuar në postimin e Pogbas: “Faleminderit për mbështetjen vëlla! Urime për golat dhe fitoren. Ne dy do të shihemi së shpejti”.

Ky koment ka nxitur spekulimet për një largim të mundshëm të senegalezit nga Napoli në drejtim të Manchester United.
Mbrojtësi qendrorë këtë sezon po kalon në një formë të mrekullueshme, sa që po cilësohet si ndër tre mbrojtësit më të mirë në botë.
Napoli duke e parë interesimin e madh të gjigantëve evropianë për mbrojtësin e tyre, ata i kanë vënë çmimin atij 120 milionë euro./Indeksonline/