Diego Costa e tmerron vëllain e tij, e zgjon me fishekzjarre!
Sulmuesi spanjoll, Diego Costa njihet si futbollist kontravers në fushat e blerta. Por edhe jashtë saj është i njejtë.
Në një video që ka postuar spanjolli, shihet se si e frikëson për vdekje vëllain e tij, Jair Da Silva Costa që ishte duke fjetur.
Costa i ndezë fishekzjarre pranë vëllait që ishte duke fjetur.

Kjo video e Costas menjëher pas publikimit është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar shumë të qeshura.
Diego Costa këtë sezon nuk e ka nisur mirë me Atletico Madridin. Ai ka arritur të shënoj vetëm katër gola dhe duke u ndëshkuar shtatë herë me karton të verdhë në 15 paraqitje të tij./Indeksonline/