75 Mall Live Search
19:08 / E Mërkurë, 02 Janar 2019 / indeksADMonline

‘Drenicaku’ thotë që do të jetë edhe më i zhurmshëm këtë vit

Falë rolit të tij si ‘Drenicaku’ në serialin komik ‘O Sa Mirë’ ai sot gëzon famë, dashuri dhe simpati të madhe nga publiku.

Bëhet fjalë për aktorin, Jeton Zogjani i cili në këtë vit veç se ishte aktiv me projekte të ndryshme në aspektin profesional, ishte edhe një nga artistët më të ‘zhurmshëm’ sa i përket dukurive, ngjarjeve dhe zhvillimeve që e përkushuan vendin tonë gjatë vitit që lamë pas.

Jetoni në një intervistë për Indeksonline, ka treguar se si ka qenë viti 2018 për të dhe rreth komenteve të tij që ka bërë.

“Unë kam ambicie edhe shumë, në muajt në vazhdim do të shihet për çka bëhet fjalë. Sa i përket ‘zhurmshemit’, nuk kam qenë aq sa duhet, por duhet të jem hala më i ‘zhurmshëm’ për dukuritë negative që na rrethojnë dhe nuk do të hezitojë në çdo moment me tregu të vërtetën e problemeve që na rregojnë, por edhe me dal me zgjidhje alternative. Jo veç me kritiku edhe me nejt në të njëjtin pozicion, por më lëviz më tutje. Më ba diçka të mirë për komunitetin dhe rrethin ku jeton, po me bë të sinqertë dhe jo veç sa me thanë. Njeriu pa ambicie mendoj që është ‘kufomë e gjallë”, është shprehur ai.

Aktori tha se këtë vit ishte më se aktiv me projekte televizive, teksa falenderon ata të cilët ia besuan talentin dhe dashurinë ndaj aktrimit.

“Shpresoj të jem aktiv në rast se gëzojë shëndet të mirë edhe vitin që vjen. Falenderoj producentin, Fisnik Vejsën dhe skenaristin më të mirë të komedisë televizivce të të gjitha kohërave Ard Islamin që më dhanë mundësinë të jem pjesë e serialit më të shikuar në trojet shqiptare dhe diasporë”.

Jetoni thotë se do të vazhdojë edhe në vitin 2019 më rolin e tij si ‘Hakiu’ dhe do të jetë po i njëjti personazh, pa ndryshuar, ashtu siç edhe e duan publiku.

E kur jemi tek ajo se sa populli kosovarë e do teatrin dhe kinemanë, sa vizitojnë këto shtëpi kulturore, aktori përgjigjet kështu:

“Publiku gjithmonë janë të vetdishëm me kanë pjesë e teatrit dhe kinemasë, por gjërat e këqija nuk i do”.

Ndërsa për fund, ai tregoi edhe si e pret Vitin e Ri, dëshirat për vitin që ka hyrë, por ka edhe një urim për lexuesit e Indeksonline.

“Vitin e Ri e presim me familje, gjithsesi bëhet një far shyhreti hahaha. Dëshirat e mija janë, ata të cilët kanë marrë përgjegjësi për këtë vend ta menaxhojnë, të punojnë shumë dhe le të iu krijojnë njerëzve një jetë më të dinjitetshme, të gëzojmë shëndet të plotë. Për lexuesit eë Indeksonline, iu uroj një vit të mirë e të mbarë, shëndet e lumturi në gjirin e juaj familjar. Në këtë rast po e uroj edhe vetën se jam lexues i rregullt i Indeksit. Gëzuar”