75 Mall Live Search
20:41 / E Mërkurë, 02 Janar 2019 / indeksADMonline

Rainer Wieland u prit në aeroport nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur sonte në aeroportin “Adem Jashari”, Zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, Qytetar Nderi i Drenasit. Sipas Lladrovcit, gjatë qëndrimit katër ditor të Wieland në Kosovë,janë planifikuar vizita në institucionet qendrore dhe institucionet lokale me fokus të veçantë, në Asamblenë komunale dhe komunën e Drenasit, si dhe në vendet me rëndësi historike e kulturore

Statusi i Lladrovcit në Facebook:

Sonte, pata nderin të pres në aeroportin “Adem Jashari”, Zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, Qytetar Nderi i Drenasit dhe mysafir yni.

Në Agjendën katër ditore të Z. Wieland, janë planifikuar vizita në institucionet qendrore dhe institucionet lokale me fokus të veçantë, në Asamblenë komunale dhe komunën e Drenasit, si dhe në vendet me rëndësi historike e kulturore.

Z. Wieland vitin e shkuar kur është shpallur “Qytetar Nderi” i Drenasit, ka premtuar se do të vije me një ekip të ekspertëve të Landit të Baden-Würtembergut, për të konkretizuar interesimin e tij për disa fusha, si arsimi, bujqësia si dhe investimet.

Bashkëpunimin me Z. Wieland, më saktësisht përkrahjen e tij, Unë dhe Komuna e Drenasit e vlerësojmë si shumë të rëndësishme për zhvillimin e komunës tonë por edhe vendit për çështjet me interes për vendin tonë.

Mirë se vjen miku ynë, Z. Wiland!