75 Mall Live Search
22:24 / E Mërkurë, 02 Janar 2019 / indeksADMonline

Milan gjen zëvëndësimin e Higuain!

Duke parë se sulmuesi Gonzalo Higuain së shpejti pritet të largohet, ekipi i Milan vetëm se ka filluar që të mendojë për zëvëndësuesin e tij.

Sipas ‘Calciomercato’, drejtuesit e Milan janë takuar me agjentin e sulmuesit të Southampton, Manolo Gabbiadini, transmeton Indeksonline.

Southampton kërkon 12 milionë euro për sulmuesin qëndror. Agjenti i lojtarit po mundohet që ta ulë çmimin. Milano po e shikon mundësinë që të marrë në huazim lojtarin./Indeksonline/