Dështon Chelsea, barazon me Southampton
Chelsea nuk ka arritur ta mposht Southamptonin para tifozëve të vet. Ndeshja ka mbaruar me rezultat 0-0.
Përkundër dominimit total të londinezëve, mbrojtja e Southampton arriti të mbahet mirë gjatë gjithë ndeshjes, transmeton Indeksonline.
Pas këtij barazimi, Chelsea ka 44 pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt. Ndërsa Southampton ka 16 pikë dhe gjendet në zonën e kuqe, në vendin e 18-të./Indeksonline/