75 Mall Live Search
09:17 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Ditët festive të Vitit të Ri, 165 persona të lënduar në aksidente, dy të vdekur

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve festive të Vitit të Ri, në këtë qendër kanë kërkuar ndihmë 538 persona.

Sipas njoftimit, këto ditë ka qenë i lartë edhe numri i personave që pësuan lëndime në aksidente, derisa dy kanë ndërruar jetë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë njoftimi i QKUK:

538 vizita në Klinikën Emergjente

Gjatë ditëve të festës së Vitit të Ri, në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, 538 persona morën shërbime mjekësore.

Në dhomën e reanimimit u trajtuan 172 pacientë, kishte 90 vizita kirurgjike, 161 vizita internistike dhe 78 raste ortopedike.

Si pasojë e aksidenteve në komunikacion, ndihmë mjekësore kërkuan 165 persona, 2 prej tyre nuk arritën t’u mbijetojnë plagëve të marra. /Indeksonline/