75 Mall Live Search
12:10 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Prishtina vend ideal për të boksuar, Krasniqi kërkon të bëhet kampion bote që në pranverë

Viti 2018 ka qenë përplot suksese për boksierin më të mirë shqiptar në Botë, Robin Krasniqi.

Ai është kampion në fuqi i EBU dhe arriti të mbroj me sukses titullin më të lashtë të Evropës, shkruan Indeksonline.

Krasniqi ka gjithmonë dëshirë që një ditë të boksoj para publikut të Kosovës dhe këtë e shpreh në çdo intervistë.

Renovimi i stadiumit të Prishtinës mund ta sjell Kampionin e Evropës që grushtet t’i lëshoj nga shtëpia e prindërve të tij.

Bokiseri nga Juniku në vitin 2019 synon që të shpallet edhe kampion bote madje këtë e kërkon që në pranverë.

Në një intervistë për Indeksonline, Krasniqi ka rrëfyer për sukseset e vitit 2018 dhe panët për vitin 2019.

1. Si ishte në përgjithësi viti 2018 për Robin Krasniqin?

Viti 2018 mund te them se ka qen viti me i suksesshëm ne karrierën time. I kam zhvillu 3 duele ne nivel shume te larte, 2 nga ato për titullin me te lashte te Evropës, EBU.

2. Ndeshja e 17 nëntorit, kundërshtari u ndryshua vetëm disa ditë para, përparësi apo vështirësi që kundërshtari të mësohet shumë pak para meçit?

Ajo ka qen një vështirësi e madhe, sepse me erdhi një kundërshtar i cili ishte 100% me ndryshe se kundërshtari i planifikuar ne fillim, por kryesorja është se ia kalova me sukses.

3. Kur do të synoni titullin e Botës?

Për dëshirën time, qe ne pranverën e 2019-es, por ne kategorinë time ka aq shume boksier aktiv ne majën botërore te cilët poashtu e presin një shanse te tille dhe kjo po e bene situatën te ndërlikuar për te ardhur deri te dueli për titullin e botes.

4. Cilin boksier e preferoni për kundërshtar dhe cilin do të dëshironi ta shmangni?

Unë jam ne pozitën Nr. 11 te botes në WBC dhe i shoh shanset me te mira te ndeshem me kampionin e botes në WBC, por kampioni i ri ne WBA, superylli CANELO do ishte kundërshtari im i preferuar. Ndërsa nuk shmangem nga asnjë kundërshtar.

5. Me renovimin e stadiumit të Prishtinës, a pritet që të zhvilloni një ndeshje para tifozëve shqiptar?

Po, ai është synimi im qe ne Prishtine ta mbaj një duel madhështor së pari për te boksuar ne vendin tim, se dyti qe çdo kush se ka dëshirë me pa një duel timin nga afër e nuk ka mundësi me udhëtu ne Gjermani, te me sheh duke boksuar live ne Kosovë dhe se treti dua qe përmes një Evenimenti me 20.000 deri 30.000 shikues te dërgojmë një sinjal ne krejt boten se Kosova është shtet dhe madje shume i forte.

6. Ka qenë një vit me përplot super ndeshje në peshat e rënda, cila ka qenë ndeshja më e mirë sipas jush?

Patjetër ndeshja mes Wilder dhe Fury. /IndeksOnline/