Një person po e rrahte brutalisht të dashurën, sportisti boshnjak e nokauton fuqishëm në rrugë
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një klub të Sarajevës. Një femër është parë duke lëshuar një lokal pasi kishte mosmarrëveshje me të dashurin. Pak sekonda më pas, i dashuri del nga jashtë nga lokali për ta rrahur brutalisht atë.
Por, pronari i lokalit, Denis Stojniq nuk e ka lënë me kaq pasi që ka dalur jashtë duke e nxjerrur femrën nga kthetrat e të dashurit të dhunshëm, për ta rrahur atë duke e shtrirë për toke.
Stojniq është sportist i njohur në Bosnje pasi që për shumë vite ka qenë luftëtar në MMA.
Ish sportisti boshnjak ka thënë se nuk ka mundur ta shohë një femër duke u rrahur aq mizorisht nga një mashkull dhe për këtë ka reaguar në atë mënyrë./Indeksonline/